Digjen katër makina në Shkup

0

Katër makina janë djegur në Shkup dhe se kjo ka ndodhur në rrugën “Elisie Popovski”.

Zjarri ka shpërthyer gjatë orëve të mbrëmjes, me ç’rast makinat u përfshinë në flakë njëra pas tjetrës të parakuara në rrugë, informon INA.

Njësitë e zjarrëfikësve kanë intervenuar menjëherë duke mbërritur në vendin e ngjarjes. Sipas të dhënave të tyre, makinat janë djegur në pjesët e jashtme, duke pësuar dëme të mëdha.

Nga zjarri është djegur tërësisht edhe një dru që ishte pranë rrugës. Makinat që u përfshinë nga zjarri janë të modeleve Pezho 308, Seat ibiza, Ford dhe një Opel Astra. Policia deri tani nuk ka dhënë detaje për shkaqet e kësaj fatkeqësie. Nga shërbimi për informim i MPB-së theksuan se sot do të japin detaje për këtë rast. (INA)