Digjen tre makina në parkimin e qendrës tregtare në Lushnjë

Tre automjete janë shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur nëparkimin e një qendre në lagjen “Çlirimi”.

Sipas policisë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.