Digjet autobusi publik në Shkup, ja arsyeja

Në qendër të Shkupit sot pasdite u ndez me zjarr një autobus të Transportit Publik të Shkupit.

Të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri u shua.

Siç vërtetoi për MIA, Vladimir Simonovski nga Brigada Kundër Zjarrit, arsyeja e zjarrit është ndezja e motorit të autobusit.

“Arsyeja për zjarrin me siguri është motori i autobusit. Është e mundshme për mospasje të naftës. Ekipi i Brigadës kundër zjarrit ndërhyri në shuarjen e zjarrit dhe tashmë ka përfunduar aksioni”, tha Simonovski./Telegrafi/