Digjet makina e komandantit të burgut të Idrizovës: ”Nuk ndjehet i sigurtë, po mendoj të largohem”

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/04/2023

Rreth orës 22:30, në një ndër pjesët më të frekuentuara të lagjes, i vihet flaka veturës së Afrimi Rexhepit, komandantit në Burgun e Idrizovës, njofton KlanM.

Kjo është ajo çka ka mbetur nga vetura e tij.

Vetura është tërësisht e shkatërruar dhe nuk mund të riparohet. Rexhepi, sic percjell KlanM, është i mendimit se shkaktar për ndezjen e veturës së tij mund të jenë zënkat që ka pasur me të burgosurit.

”Unë kam pas mosmarrëveshje me disa të burgosur në Burgun e Idrizovës, për shkak se e kam kryer punën time me nderë dhe me profesionalizëm maksimal. Për ata që më njohin, e dinë se jam profesionist dhe nuk jam njeri që jam i korruptuar apo kriminel. I kam penguar krimit dhe për këtë shkak ma kanë bërë këtë dëm” – deklaroi Afrim Rexhep.

Afrim Rexhepi nuk ndjehet më i sigurt dhe po mendon edhe të largohet nga shteti.

”Si polic zyrtar mendoj që kur neve na ndezin veturat e tona këtu mendoj se është cenuar siguria e shtetit. E çka të flasim për qytetarët e thjeshtë? Këtu nuk bëhet fjalë për Afrimin. Unë nuk kam pas problem personal, kam pas problem institucional. Në këtë moment është sulmuar institucioni, jo Afrimi. Nuk jam vetëm unë i shqetësuar, është tërë familja. Mi ka shqetësuar fëmijët, prindërit kështu që mendoj që me të vërtetë duhet mirë të analizohet thellë që a do të vazhdoj më tutje me punën apo do ta lë” – deklaroi Afrim Rexhep.

Rastin në fjalë e konfirmojnë edhe nga Ministria e punëve të brendshme.

”Më datë 15.04.2023 në SPB-Shkup personi A.R nga Shkupi ka paraqitur se në rrugën “M.Mitrevski” është ndezur vetura e tij e markës “Mercedes” me tabela të Shkupit. Zjarri është shuar, persona të lënduar nuk ka. Është bërë ekspertiza dhe po punohet në zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Se nuk iu bëhet vonë për policinë personave që ia kanë vënë flakën veturës, sic percjell KlanM, flet edhe fakti se e kanë bërë në kohë kur në këtë pjesë ka lëvizje të madhe të qytetarëve, e vetura ka qenë e parkuar në afërsi të bulevardit “Brigadat Maqedono-Kosovare”, bulevard që lidh një numër të madh të lagjeve të Çairit me ato të Butelit dhe Shutkës. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

Haradinaj nuk përmbahet, e quan bandite ministren e jashtme, Donika Gërvalla

Vuçiq: Kurti e urren popullin serb, është iluzore që të flasim për ndonjë kompromis derisa ai është në pushtet

Trump sot e ndryshon Amerikën

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË