Digjet makina e shefit të krimeve në Mirditë, ngjarja ndodhi në aksin Milot-Thumanë (Video)

Një makinë i është djegur këtë të shtunë në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.

Burime bëjnë me dije se mjeti i djegur është i Shefit të Krimeve në Mirditë, Imer Uka.

Shkaku i djegies së automjetit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes , ku po bëjnë të mundur edhe shuarjen e flakëve.