Digjet mjeti në Elbasan, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një automjet është përfshirë nga flakët në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.55 në lagjen ‘Vulllnetari’.

Në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por shpërthimi në këtë orë ka bërë që policia të hetojë edhe për zjarrvënie të qëllimshme.