Digjet skema mashtruese e shqiptarit për të bërë 8 fëmijë shtetas britanikë, dënohet me burg (FOTO)

Picture of Ina Online
Ina Online

30/10/2025

Një shtetas shqiptar është dënuar me 6 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi falsifikoi dokumente për të ndihmuar në mënyrë të paligjshme dhënien e shtetësisë britanike për tetë fëmijë shqiptarë.

28-vjeçari Gerald Cera, pjesëtar i një grupi kriminal, u shpall fajtor për konspiracion për ndihmën e imigracionit të paligjshëm, pasi pretendoi se ishte babai biologjik i tetë foshnjave në aplikimet për pasaporta britanike midis shtatorit 2022 dhe gushtit 2024.

Hetimet zbuluan se Cera kishte dërguar fotografi të sajuara ku shihej duke mbajtur në krahë foshnjat, si dhe kishte përdorur dokumente personale origjinale, përfshirë pasaportën dhe certifikatën e tij të natyralizimit në Mbretërinë e Bashkuar. Pagesat për aplikimet ishin bërë përmes kartave bankare dhe adresave të emailit që mbanin emrin e tij.

Në seancën gjyqësore të mbajtur në St Albans Crown Court, gjykata e cilësoi mashtrimin si një skemë me “nivel të lartë planifikimi dhe sofistikimi”. Përveç burgimit, Cera është privuar edhe nga shtetësia britanike nga Ministria e Brendshme.

TË FUNDIT

Haradinaj: Aleanca konfirmoi fuqinë politike

I mashtrojnë qytetarët në emër të drejtorit për Siguri Publike

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon në Hagë, nis dëshmia e Christopher Hill

Arusha e sulmon banorin në Dollnen

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË