Digjet vetura e zëvendësministrit në Qeverinë e Kosovës

0

Zëvendësministrit të ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviq, i është djegur vetura në orët e para të mëngjesit, konfirmon Policia e Kosovës.

“Mbrëmë në orën 2 e 42 minuta, në qendër të Zubin Potokut, është djegur vetura Volkswagen Passat, me tabela të Kragujevcit (qytet në Serbi), pronar i së cilës është Millosh Peroviq, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Zjarri është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve lokalë. Është lajmëruar prokurori publik , i cili ka hapur rastin”, ka deklaruar Branislav Radoviq, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Ai ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.