Vetura e zëvendësdrejtorit të burgut të Idrizovës së Shkupit, Femi Jonuzi mbrëmë vonë është përfshirë nga flakët.
Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe se organet e rendit kanë dal në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën. Jonuzi ende nuk është prononcuar për mediat.
Tre ditë më parë është djegur edhe vetura e komandantit të këtij burgu, Afrim Rexhepi. Ky i fundit ka theksuar për Klan Maqedoni se kishte pasur probleme me disa prej të burgosurve, vetëm sepse kishte respektuar ligjin duke e kryer punën me ndershmëri. (INA)