“Diktator”! Trump sulmon Zelenskyn: Ka nxitur Amerikën të shpenzonte 350 miliardë dollarë

Picture of Ina Online
Ina Online

19/02/2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktator. Pak orë pasi sugjeroi zgjedhje në Ukrainë, Trump përmes një postimi në Truth Social tha se Zelenskyy kishte bërë një punë të tmerrshme në vend dhe se më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend.

Në postimin e tij, Trump pretendoi se Zelensky bindi Uashingtonin të shpenzonte 350 miliardë dollarë për një luftë të pafitueshme dhe akuzoi Biden për dështimin për të balancuar kontributet financiare të aleatëve. Në të njëjtën kohë, ai përsëriti dyshimet e tij për menaxhimin e fondeve nga Kievi, duke pretenduar se Zelensky pranoi se gjysma e parave që mori janë zhdukur.

“Zelenskyy, i nxiti Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të shkuar në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të fillonte kurrë, por një luftë që ai, pa SHBA dhe “TRUMP”, nuk do të mund ta zgjidhte kurrë. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 200 miliardë dollarë më shumë se Europa, dhe paratë e Evropës janë të garantuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin asgjë mbrapsht. Pse Joe Biden i përgjumur nuk kërkoi Barazimin, pasi kjo luftë është shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne Ne kemi një Oqean të madh e të bukur si ndarje. Për më tepër, Zelenskyy pranon se gjysma e parave që i dërguam atij “MUNGOJNË”.

Ai refuzon të ketë zgjedhje, është shumë i ulët në sondazhet në Ukrainë dhe e vetmja gjë në të cilën ishte i zoti ishte të luante Biden “si një fyell”. Një diktator pa zgjedhje, Zelenskyy më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend. Ndërkohë, ne po negociojmë me sukses një fund të luftës me Rusinë, diçka që të gjithë pranojnë se vetëm “TRUMP” dhe administrata Trump mund ta bëjnë. Biden nuk u përpoq kurrë, Evropa ka dështuar të sjellë paqen dhe Zelenskyy ndoshta dëshiron të mbajë “trenin e ushqimit”. Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA kanë vdekur pa qenë nevoja – Dhe kështu vazhdon…..”, shkroi Trump në Truth Social.

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË