Dilema e Mbappesë/ Do të marrë bonusin e besnikërisë, apo do të largohet nga PSG-ja?

Picture of INA
INA

05/01/2024

Kylian Mbappé është i lirë të nënshkruajë me klubin që dëshiron, pasi kontrata e tij me PSG-në përfundon verën e ardhshme. Sulmuesi francez zgjodhi të mos aktivizojë klauzolën për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2025.Megjithatë, sulmuesi siguroi se ka “marrëveshje” me presidentin Al-Khelaifi dhe “të gjitha palët janë të mbrojtura”.

Ku konsiston kjo marrëveshje? Sipas Andrés Onrubia, korrespondent special i “As” për Parisin, në gusht 2022 u nënshkrua një marrëveshje midis PSG-së dhe Mbappésë, por ajo nuk u rinovua.

Marrëveshja lidhet me bonuset e besnikërisë që francezi nënshkroi me klubin parizien në rinovimin e tij të mëparshëm: 80 milionë për të cilët u përfol aq shumë verën e kaluar.

Në maj të vitit 2021, “ylli” francez veshi një bluzë me mesazhin “Mbappé 2025”. Por ajo që doli në dritë më vonë ishte se viti i fundit i kontratës së tij të re ishte opsional.

Për përmbushjen e të gjithë kontratës, ai do të merrte disa shpërblime. Nëse Mbappé do të ishte në klub më 30 qershor 2024, ai do të merrte këtë 80 milionësh si shpërblim për vazhdimësinë e tij në Paris.

Kjo pagesë dhe largimi i tij i mëpasshëm si lojtar i lirë do të ishte diçka e papërballueshme për PSG-në. Për këtë arsye e nxorën ën shitje, por ai nuk pranoi të largohej.Sulmuesi francez ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me PSG-në

Sipas gazetës “As”, konflikti mes lojtarit dhe klubit u tejkalua për faktin se Mbappe pranoi t’i falte klubit ato 80 milionë euro nëse largohej falas këtë verë.

Me fjalë të tjera, nëse anësori vendos të largohet falas nga PSG këtë verë, ai nuk do të marrë bonusin.

Mbappé mund të vendosë sërish të zgjasë marrëveshjen me PSG-në. Nëse e bën këtë, merr 80 milionë eurot e famshme, pra bonusin e besnikërisë. Kjo është marrëveshja që kanë palët.

TË FUNDIT

Zgjerohen hetimet për zjarrin në Koçan, jozyrtarisht janë arrestuar gruaja dhe vajza e pronarit.

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, shkon në Gjykatën Kushtetuese

Edhe këtë javë, deputetët në pushim! – Këtë muaj s’ka seancë për pyetje të deputetëve

Ejup Rustemi dhe 5 të dyshuar të tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur 762 mijë euro, MPB jep detaje

Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2.200 denarë në Maqedoni

Limani: Vendimin për paraburgimin e Kreshnik Bekteshit e ka nëshkruar edhe Islam Abazi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË