Dimal Basha i përgjigjet Vuçiqit: Ti je terrorist, ke vrarë fëmijë, civilë…

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i ka reaguar presidentit serb, i cili kryeministrin Kurti e quajti terrorist.

“Presidenti serb Vuçiq e paska quajtur Kryeministrin Kurti një “llum terrorist,” për shkak të zavendësimit të Goran Rakiçit me Nenad Rashiqin. Vuçiq paska thënë se Rashiqit dhe Trajkoviqit i beson vetëm Kurti dhe agjencitë e huaja, pra amerikane dhe evropiane.
E para, fakti që i besojnë Kryeministrit dhe miqëve tanë ndërkombëtar, është lajm shumë i mirë, sepse këta mbrojnë interesat e vërteta të qytetarëve të Kosovës.
E dyta, terrorist e llum duket dikush si Vuçiqi që shërbeu dhe ishte bashkëpunëtor i një terrorist si Millosheviqi, përgjegjës për vrasjen e mbi 12 mijë shqiptarëve civilë, ku mbi 1,100 prej tyre fëmijë, dhe gjithashtu përgjegjës për përdhunimin e mbi 20 mijë vajzave dhe grave shqiptare”, ka shkruar Basha. (INA)