Dimër i shtrenjtë, rritet çmimi i peletave në Maqedoni!

Nëse para dy vitesh nga fabrikat vendore një thes peletash prej 15 kilogram kishte çmimin prej 160 deri 200 denarë, tani çmimi ka arritur në 300 denarë për një thes. Njëherësh edhe një ton në fabrikë kishte çmimin prej afër 12 mijë denarë, ndërsa kohën e fundit një ton pelet ofrohet për gati 50 për qind më shtrenjtë apo për 330 euro

Kriza energjetike, shtrenjtimi i rrymës, dhe karburanteve të naftës, shtrenjtimi i drunjve për ngrohje, por edhe shtrenjtimit e lëndëve të para dhe naftës dhe gazit që drejtpërdrejtë ndikojnë në prodhimtarinë e plastikës që përdoret në prodhimin e peletave ka ndikuar në shtrenjtimin e këtij energjensi që me të madhe filloi të përdoret në Maqedoninë e Veriut në periudhën e kaluar.

Nëse para dy vitesh,nga fabrikat vendore një thes peletash prej 15 kilogram kishte çmimin pej 160 deri 200 denarë, tani çmimi ka arritur në 300 denarë për një thes. Njëherësh edhe një ton në fabrikë kishte çmimin prej afër 12 mijë denarë, ndërsa kohën e fundit një tonë pelet ofrohet për 50 për qind më shtrenjtë apo për 330 euro. Edhe në shtetet e rajonit janë rritur çmimet e peletave në 5-6 euro për 15 kg. Për më tepër rritje e madhe e inflacionit që sivjet pritet të arrijë deri në 10 për qind, shtrenjtimi i serishëm u rrymës në muajin qershor, por edhe në mos shtrenjtimit eventual as lirimi i çmimit prej pesë euro për një thes peletash ka bërë që qytetarët të hamenden për mënyrën e ngrohjes me fillimin e shtatorit. Bile qytetarët kalkulojnë edhe me çmimin e ngrohjes për 90 mijë denarë për një sezon për peleta, apo me 60 mijë denarë me dru për ngrohje. Përveç se çmimi i këtij energjensi po rëndon buxhetin e amvisërive në vend, edhe prodhuesit dhe importuesit po ankohen se me këto çmime, sa vjen e më shumë, pak po ju shpaguhet prodhimtaria, edhe si rrjedhojë e shtrenjtimit të madh të energjisë elektrike për biznesin.

Me uljen e TVSH-së për peleta nga 18 në 5 për qind, fillimin e dhënies edhe të subvencioneve në vitet e fundit filloi të popullarizohet ngrohja me peleta.

Në vitet e kaluara me subvencionet që i ofronte qyteti i Shkupit, dhe më shumë komuna në vend për blerjen e koftorëve me pelet, qytetarët pjesërisht filluan të orientohen në ngrohjen e shtëpive apo banesave të tyre me këtë energjens. Subvencioni ishte 70 për qind e vlerës së trupit ngrohës, por jo më shumë se 30 mijë denarë, ndërsa nuk përfshinte amvisëritë që kanë kyçje në ngrohjen qendrore. Në vitin e kaluar, Ministria e Ekonomisë ndau 14 milionë denarë për subvencionimin e koftorëve me pelet ku subvencioni ishte jo më shumë se 50 për qind, apo deri në 20 mijë denarë për amvisëri, apo deri më 70 për qind, por jo më shumë se 25 mijë denarë për amvisëri me të ardhura të ulëta.

Tani me rritjen e çmimeve po aktualizohet kthimi i ngrohje me dru, për shkak të pikëpyetjes së madhe të ngrohjes më ekonomike me peleta, ku për një hapësirë banesore prej 100 metra katror nevojiten 1.5 deri dy thasë për ngrohje optimale. “Për ngrohje prej 24 orë për një rehati dhe komoditet për një shtëpi prej 100 metra katror nevojitet 1.5 deri në 2 thasë në ditë në varësi edhe prej temperaturave të ulëta, por me kusht që shtëpia të jetë e izoluar. Pra në rast se përllogarisim ngrohjen me një kosto prej 300 denarë të peletave prej 15 kg , për një muaj nevojiten prej 13.500 deri 18 mijë denarë, apo 81 mijë denarë deri 108 mijë denarë për një sezon”, thotë Hamdiu një përdorues i koftorit me peleta.

Nga ana tjetër, ekspertët e energjetikës thonë se peletat e ndotin ambientin njëjtë me drurin.

Për sobat e peletit eksperti Konstantin Dimitrov thotë se djegin dru, ndërsa përbërja e asaj që digjet është e njëjtë si e trungut ashtu edhe e peletit. “Djegia me kontroll më të mirë që e kanë sobat e peletit lejon emetim më të ulët të hirit dhe grimcave, por nuk mund të eliminojë të gjitha substancat toksike dhe të dëmshme që i përmban druri dhe që lëshohen në ajër”, shton Dimitrov. Sipas tij, pikërisht këto substanca janë ato që janë kancerogjene, si për shembull karbohidratet më larta të organizuara, bituolet dhe si të gjitha metalet e rënda nga pema. “Ata shkojnë në atmosferë në të njëjtën sasi edhe nga një kilogram dru edhe nga kilogram pelet. Arsyeja kryesore për këtë është emetimi nga oxhaqet e ulëta të shtëpive të cilat zakonisht janë me një ose dy kate deri në maksimum tre. Andaj kur bie tymi,

dhe kur ka një përmbysje të kushteve klimatike, tymi nuk mund të ngrihet por kthehet mbrapsht”, thekson ai. Për të shtuar se tek stufat me pelet ka dhjetë herë më pak emetim të grimcave të ngurta në raport me djegien e trungjeve koftorin e zakonshëm, mirëpo nga ana tjetër pjesët helmuese janë të njëjta.

Në ndërkohë, në mungesë të sistemeve të ngrohjes qendrore me gaz që supozohet që me rritjen e madhe të konsumatorëve do të ndikojnë në rritjen e konsumit të gazit natyror dhe në uljen e çmimit, në qytete dhe fshatra në Maqedoninë e Veriut kryesisht ngrohja e shtëpive dhe banesave bëhet përmes djegies së drurit si dhe përmes energjisë elektrike.

Dominimin e drurit si energjens kryesor për ngrohje e dëshmojnë edhe të dhënat zyrtare statistikore, sipas të cilave nga numri i përgjithshëm i amvisërive në Maqedoninë e Veriut, mbi 60 për qind harxhojnë dru si energjens kryesor për ngrohje, afër 30 për qind përdorin energjinë elektrike etj. Ekspertët e energjetikës thonë se kostoja e ngrohjes së amvisërive varet edhe prej ngrohjes gjithë-ditore apo vetëm pas orarit të punës, jetesës në fshat apo qytet, ngrohjes së një apo më shumë dhomave, përdorimit më të madh apo më të vogël të izolimit të amvisërive, më shumë ditëve përgjatë muajit me temperatura nën zero etj. Të dhënat e Entit të Statistikës për vitin 2019, tregojnë se 279.227 amvisëri janë ngrohur me dru, 177.712 amvisëri janë ngrohur me energji elektrike, 58.207 amvisëri janë ngrohur me ngrohje qendrore, 48.201 amvisë ri janë ngrohur me peleta, briketa, me qymyr janë ngrohur 962 amvisëri, me naftë janë ngrohur 2883 amvisëri dhe me gaz natyror janë ngrohur 551 amvisëri. (koha.mk)