Dimër i vështirë në Maqedoni, batanijet dhe jorganët kthehen në lojë

Batanijet dhe jorganët janë rikthyer në lojë në prag të dimrit të ftohtë dhe krizës energjetike në Maqedoninë e Veriut.

Qytetarëve matematika nuk u del asesi. Ngrohja me pelet duke e pa imagjinueshme, pasi një tonë mund të shkoj deri në 500 euro. E vështirë duket edhe ngrohja me dru, pasi një metër arriti cmimin deri në 100 euro, ndërsa me rrymë mos të flasin dhe nuk dihet nëse do ketë ndërprerje.

Në këto rrethana të jashtëzakonshme qytetarët për bëhen gati ti vënë në lojë edhe batanijet e trasha dhe jorganët, por edhe një shishe plastike të ngrohur me ujë.

Sipas hulumtimit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, gjysma e amvisërive në Maqedoninë e Veriut ngrohen me dru. Diçka mbi 30% ngrohen me rrymë, 10% me ngrohje qendrore dhe 8% me briket dhe pelet.

Tani mbetet të shihet se si do tia dalin qytetarët dhe cilat do jenë masat qeveritare për ti mbështetur ata. (INA)