Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka folur për ngjarjet që kanë ndodhur mbrëmë në Kumanovë, ku janë djegur veturat dhe objektet afariste të këshilltarit të komunës nga radhët e BDI-së, Fitor Jakupi dhe prokurorit publik Xhelal Bajrami.
“I dënoj fuqishëm ngjarjet fatkeqe që ndodhën mbrëmë në qendër të Kumanovës, me djegien e një objekti afarist dhe veturave. U bëj thirrje institucioneve kompetente që në mënyrë profesionale dhe në kohë t’i zbulojnë autorët dhe të shqiptojnë dënimet përkatëse. Nuk duhet të lejojmë që veprime të tilla të ndodhin askund në vend”, ka shkruar Dimitrievski në rrjetet sociale.