Dimitrievski: Edhe po të më lusin, nuk kthehem më në LSDM

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili në zgjedhjet e fundit lokale fitoi si kandidat i pavarur, pasi nuk mori mbështetje nga LSDM për mandat të dytë, në një intervistë për “Fokus”, thotë se sipas statutit të partisë, ai edhe më tej është anëtar i tyre, informon Zhurnal.

“Sipas statutit të LSDM-së, formalisht jam ende një anëtar partie”, thotë Dimitrievski, të cilin partia e pati përjashtuar nga radhët e veta pasi i njejti kokë në vete kandidoi për kryetar të Kumanovës dhe e fitoi kandidatin e LSDM-së.

“Këtë pyetje duhet t’ua drejtoni udhëheqësisë së LSDM-së. MEndoj se as ata vet nuk e dijnë se cili është statusi im në parti. Por formalisht, sipas statuti të partisë, unë ende jam një anëtar i LSDM-së. Për mua kjo është pyetje e absolvuar”, thotë Dimitrievski.

Ai veten në politikë e sheh si pjesë e një lëvizje të madhe qytetare në nivel kombëtar, dhe thotë se edhe po të ketë ofertë konkrete për kthim në LSDM, nuk do ta pranojë.“Nuk kam ofertë konkrete për kthim në LSDM direkisht nga Kovaçevski, por edhe po të më vinte një kërkesë e tillë, nuk do ta pranoj. Por, ka shumë njerëz të afërt me udhëheqësinë, por edhe me Kovaçevksin të cilët si ndërmjetësues ofrojnë propozime të ndryshme për të cilat nuk jam i interesuar. Unë nuk kam qëllim të dëshpëroj qytetarët dhe të jem vetëm një reprizë e re në praktikat e marrdhënieve borxhëlike-të besueshme politike dhe asnjëherë nuk do t’i dëshpëroj ata që më votuan mua si kandidat i pavarur”, tha Dimitrievski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rijad shaqiri hysni shaqiri

Rijad Shaqiri: Unë me mburrje e them se jam biri i Hysni Shaqirit

vlen llogo

VLEN: Bujar Osmani është supermjeshtri i korrupsionit në këtë shtet

mpj22-696x385

Maqedonia e Veriut formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ