Dimitrievski konfirmon bashkëpunim parazgjedhor me VMRO-DPMNE në disa qytete për zgjedhjet lokale

Picture of Ina Online
Ina Online

19/06/2025

Dimitrievski konfirmon bashkëpunim parazgjedhor me VMRO-DPMNE në disa qytete për zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes ZNAM dhe njëkohësisht kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka konfirmuar mbrëmë në një intervistë për televizionin Sitel se për disa komuna do të ketë bashkëpunim parazgjedhor mes ZNAM dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

“ZNAM do të garojë me kandidatë të vet për kryetarë komunash, ashtu si edhe VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj. Por definitivisht, për disa komuna do të kemi bashkëpunim parazgjedhor ose mbështetje reciproke për kandidatët e njëri-tjetrit,” deklaroi Dimitrievski.

I pyetur nëse ka një marrëveshje paraprake me VMRO-DPMNE-në për ta mbështetur në Kumanovë, ai tha se po zhvillohen bisedime intensive dhe se pret që të arrihet një marrëveshje. Ai shtoi se bisedimet nuk po zhvillohen vetëm për Kumanovën, por edhe për komuna të tjera në vend, dhe se rezultatet do të bëhen publike së shpejti.

Në lidhje me mundësinë e kandidimit të përbashkët në disa komuna dhe listat e përbashkëta të këshilltarëve komunalë, Dimitrievski tha se deri në fund të këtij muaji ZNAM do t’i publikojë emrat e kandidatëve të vet, si dhe komunat ku do të bashkëpunojë me partnerin e tij qeveritar.

I pyetur nëse kjo do të thotë që VMRO-DPMNE nuk do të ketë kandidatë në Kumanovë apo në Komunën Qendër në Shkup, Dimitrievski theksoi se ZNAM ka të drejtë të propozojë kandidatë aty ku ka arritur rezultatet më të mira në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.(INA)

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË