Dimitrievski: Partia ime “Znam” është parti multietnike!

INA
INA

27/12/2023

Në një intervistë ekskluzive për TV24, kryetari i Partisë “Znam”, Maksim Dimitrievski, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ata do të formojnë vetëm një koalicion – atë me qytetarët.

Dimitrievski theksoi se Partia “Znam” do të dalë e pavarur në këto zgjedhje, duke shtuar se rezultatet dhe besimi i fituar në bazë të tyre do të ndikojnë në rrugën e ardhshme politike të vendit. Nënvizoi se ata nuk do të jenë as shpëtimtar i LSDM-së, as mbështetje e VMRO-DPMNE-së për të fituar pushtetin.

“Subjekti i ri politik – Për Maqedoninë sot është regjistruar zyrtarisht me nënshkrim për regjistrim në Regjistrin Qendror”, thotë Dimitrievski, dhe do të jetë subjekt multietnik që do ta ndërtojnë qytetarët për qytetarët.

“Qëllimi është që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale të dalim me vizionin, idetë dhe konceptin tonë se si ta stabilizojmë Maqedoninë si vend dhe të ecim në drejtim pozitiv. Çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme? Diçka që ka ndodhur më parë në Kumanovë. Në Kumanovë LSDM humbi zgjedhjet, e VMRO-DPMNE nuk fitoi. Pse? Sepse lindi një iniciativë e re civile dhe me atë shembull në fakt do të udhëhiqemi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare”, thekson Dimitrievski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

IZETT-1392x928

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

Taravari Gostivar

Taravari: Për pak orë mblodhëm 8 mijë nënshkrime

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

INFO

NA NDIQ