Dimitrov, falënderon në shqip homologun e tij Cakaj

0

Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, përmes një statusi në llogarinë e tij në Tuiter ka falënderuar në gjuhën shqipe ushtruesin e detyrës Ministër i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakajn, për riatdhesimin e 53 shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Siç shkruan Dimitrov, studentët tashmë gjenden në vendlindje, ndërsa nga Arabia Saudite kanë ardhur përmes Tiranës.

Postimi i tij i plotë:

Nikola Dimitrov
@Dimitrov_Nikola
·
16h
Falenderim për mikun tim 🇦🇱
@CakajGent
dhe kolegët në
@AlbanianDiplo
për asistencën rreth riatdhesimit të 53 shtetasve të 🇲🇰 , shumica prej tyre studentë, të cilët sot nga Tirana mbërritën në shtëpitë e tyre në 🇲🇰 nga Arabia Saudite.