Dimitrov: Marrëveshja e Prespës, mbrojtje strategjike për gjuhën dhe identitetin maqedonas

Picture of INA
INA

04/07/2025

Në mes të debatit të nxehtë mbi përfshirjen (ose jo) të gjuhës dhe identitetit maqedonas në Raportin e Progresit të BE-së për Maqedoninë e Veriut, ish-ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, paralajmëron për pasojat e injorimit të Marrëveshjes së Prespës, të cilën ai e cilëson si “armën më të fuqishme diplomatike” në mbrojtje të identitetit kombëtar.

Dimitrov kritikoi ashpër përpjekjet e eurodeputetëve bullgarë dhe disa anëtarëve të Partive Popullore Evropiane për të përjashtuar përmendjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas në raportin e fundit të BE-së. Ai tha se është absurde që të barazohet zgjidhja e kontestit me Greqinë me problemin e pazgjidhur me Bullgarinë, duke e konsideruar këtë një rrezik serioz për rrugën evropiane të vendit.

“Sofja e ka paraqitur në Bruksel deklaratën zyrtare se gjuha maqedonase është vetëm një dialekt i varfër i bullgarishtes. Kjo është riaktualizuar tani me lobimin e eurodeputetëve bullgarë,” u shpreh Dimitrov.

Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës është i vetmi dokument ndërkombëtar ku gjuha maqedonase njihet pa asnjë mëdyshje, dhe paradoksalisht, Maqedonia e Veriut nuk e përdor atë si mburojë në këtë betejë identitare – madje, shpesh herë e sulmon.

“Në vend që ta përdorim Prespën si mburojë, e neglizhojmë, ndërkohë që ajo është themeli për përfshirjen e gjuhës maqedonase në kornizën negociuese me BE-në,” shtoi ai.

Duke komentuar deklaratën e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, e cila tha se Bullgaria është “frymëzuar” nga Prespa për të ngritur veton, Dimitrov kundërpërgjigjet se “ky nuk është frymëzim, por frustrim”, pasi Prespa afirmon dhe mbron identitetin maqedonas në mënyrë të qartë.

Dimitrov i bën thirrje institucioneve dhe qeverisë që të ndalojnë autodestruktivitetin politik dhe të mbrojnë me vendosmëri marrëveshjen e Prespës si garanci ligjore dhe morale për të ardhmen evropiane të vendit.

TË FUNDIT

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

BE kërcënon Gjeorgjinë me sanksione pas valës së arrestimeve

Trump i kërkon prokurorit të përgjithshëm të publikojë prova ‘të besueshme’ në rastin Epstein

MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj në Shkup

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË