Dimitrov paralajmëron ngjarje jo të mira për Maqedoninë e Veriut nëse nuk ka datë

0

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa paralajmëron për rreziqet që i kanosen Maqedonisë së Veriut nëse BE nuk ndan datë për fillim të negociatave në tetor. “Nëse nuk kemi perspektivë, ndërsa ai është investimi në tetor, do të dobësohemi, ndërsa spektikët, forcat nacionaliste dhe populistët do të forcohen, ajo do t’u ndihmojë atyre që dyshojnë në projektin evropian, ai orientim strategjik, derisa vendimi pozitiv do të na ndihmojë të themi se punët janë në duart tona”, ka deklaruar Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, javën e kaluar, theksoi Dimitrov, përcjellë MIA. Ai ka ndarë optimizmin për vendimin e Këshillit të 15 tetorit dhe konsideron se vendi ka “argumente shumë bindëse” për të marrë datën, pasi që është bërë progres i dukshëm drejt demokracisë së vërtetë evropiane si dhe arritja e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Në rast, Maqedonia të mos merr dritë të gjelbër këtë herë, pas katërmbëdhjetë vitesh status kandidat, Dimitrov paralajmëron: “Nuk do të jetë lehtë për mua si ministër të kthehem në shtëpi pas tetorit dhe të them se do të vendosin vitin e ardhshëm, na duhet karburant politik që të vazhdojmë të ecim përpara”. Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut tërësisht e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, por që vendi nuk guxon të jetë viktimë e logjikës së vënies së vendeve në pako dhe rikujton se procesi është i bazuar në meritë individuale. (INA)