Dimitrov për ndryshimet në Kodin Penal: Nga “pa drejtësi – s’ka paqe”, kemi ardhur në “s’ka dënime – s’ka përgjegjësi”

INA
INA

6 Shtator, 2023

Qeveria i propozoi Kuvendit ndryshime në Kodin Penal, me të cilat ulen dënimet me burg për veprën penale “shpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare”.

Sipas propozimit, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet.

Në lidhur me këtë propozim është shprehur edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Ai thotë se Qeveria me këto ndryshime do ta forcojë pandëshkueshmërinë.

“Qeveria aktualisht propozon dënime më të lehta për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “shoqërim kriminal” përmes ndryshimeve në Kodin Penal në një procedurë me flamur europian, që do të bëjë që këto krime të skadojnë më shpejt. Pra, do ta çimentojnë pandëshkueshmërinë me flamur europian?”.

“Një abuzim i tillë me gjithçka “evropiane” do të hyjë në tekste shkollore! Ndryshimet po futen në një derë të vogël, krahas ndryshimeve të tjera që bazohen në direktivat evropiane, por në arsyetimin e ndryshimeve nuk ka asnjë shpjegim për uljen e dënimeve për këto dy krime. Nga ‘pa drejtësi, nuk ka paqe’ kemi ardhur në ‘ska dënime, ska përgjegjësi’”, ka shkruar Dimitrov.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

edita

Edita Tahiri reagon ashpër pas intervistës së Ramës në “FT”: Të hulumtohet origjina kombëtare e tij

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

INFO

NA NDIQ