Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Picture of Ina Online
Ina Online

18/04/2025

Aleancat e sapoformuara për bashkëpunim ushtarak në Ballkan mbeten pa anëtarë të rinj për momentin. Zyrtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë theksuar se ftesa është e hapur për Bullgarinë, por nuk ka konfirmim nga Sofja për anëtarësim.

Sipas informacioneve, kjo aleancë është e hapur edhe për Maqedoninë e Veriut, por liderët shtetërorë të vendit nuk e kanë komentuar publikisht ofertën.

Pas formimit të kësaj aleance, Hungaria dhe Serbia arritën një marrëveshje të ngjashme, dhe Republika Srpska është e interesuar për t’u bashkuar.

Vetëm zëvendësministri i Jashtëm i RMV-së, Zoran Dimitrovski e vlerësoi publikisht bashkëpunimin e ri ushtarak në Ballkan.

“Mendoj se si përfaqësues i një vendi që është anëtar i NATO-s, ata mund të jenë në një farë mënyre kundërproduktive”, thotë Dimitrovski.

Sipas Dimitrovskit, ndërsa Bashkimi Evropian punon për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, NATO duhet të mbetet e vetmja Aleancë që garanton sigurinë në rajon.

NATO-ja duhet të jetë prezente dhe është fuqi unike ushtarake për sa i përket garancive të sigurisë për Ballkanin, sepse aleancat e tjera mund të jenë shumë të rrezikshme edhe për vetë Bashkimin Evropian”, tha Dimitrovski.

Dimitrovski vlerëson se dy aleancat nuk janë bashkëpunuese me njëra-tjetrën dhe deklaroi se nuk do të funksionojnë, gjegjësisht se do të dështojnë iniciativat për bashkëpunim në mbrojtje.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË