Dimovski i VMRO-së: Çka bëri Zaevi?!

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE deklaroi për Kanal5 se qytetarët a po shohin ndonjë ndryshim me ardhjen në pushtet të Zaevit. Sipas tij, zgjedhjet duhet të sjellin ndryshime, por kjo nuk ka ndodhur me ardhjen në pushtet të LSDM.

“LSDM erdhi në pushtet me fushatë me kritika të mëdha për departizim e shumë gjëra tjera…Por edhe të kishin të drejtë, tani pyes se a po shohin qytetarët ndonjë ndryshim. Njësoj është. Çmimin që do ta paguajë LSDM në zgjedhjet e ardhshme do të jetë i madh. Padrejtësitë kthehen”, theksoi Dimovski, i cili është një nga kuadrot e anatemuar së fundi në  VMRO-DPMNE. (INA)