Dinari serb e çoi Kurtin e Vuçiqin në OKB, krejt çka tha kryeministri i Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme

Picture of INA
INA

09/02/2024

Mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e thirrur nga Serbia. Aty u diskutua për situatën në Kosovë.

Ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti ai që e përfaqësoi Kosovën dhe u përball me presidentin serb Aleksandar Vuciq në këtë mbledhje.

I pari që mori fjalën ishte Vuciq.

Me pas Kurti demantoi presidentin serb, i cili paraprakisht deklaroi se në Kosovë “krijuar kushte të padurueshme për serbët”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pohoi se në shtetin tonë zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave.

“Është një ironi e thellë për këto pretendime të rrejshme të persekutimeve, nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit”, i tha Kurti Vuçiqit me të marrë fjalën.

“Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës për shkak të krimeve, Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe në Kosovë, studiuesit e ndryshëm kanë pohuar se përdhunimet janë kryer si mjet lufte…Nga kjo vuajtje Kosova doli si simbol për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”, tha Kurti në Këshillin e Sigurimit, transmeton Express.

“Jemi angazhuar për të krijuar institucione efikase, ekonomia është rritur në tri vitet e fundit”, tha ai tutje.

“Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s me partnerët. Ky përparim është theksuar nga një numër organizatash…Rritja jonë ndahet me pakicat, e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave. 20 ulëse në parlament për pakicat, 10 janë për serbët, për respektimin e gjithë popullatës në Kosovë. Serbët kanë 10 nga 38 komuna”, tha tutje Kurti.

“Mbetemi të sigurt që gjuha serbe është gjuhë zyrtare çdo kund”.

Ai përmendi edhe faktin për ndarjen e shumë granteve për komunat me shumicë serbe.

Kurti ka thënë se Serbia bën spastrim etnike ndaj shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës.

Ai përmendi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë.

“Të fokusohemi tek trajtimi nga Serbia i shqiptarëve etnikë atje sot. Fushata e spastrimit etnik që bëhet në mënyrë administrative, qeveria serbe sistematikisht i ka hequr mbi 4.200 shqiptarë etnikë nga regjistri civil në Medvegj dhe mbi 2000 në Bujanoc”.

“Kjo lloj fushate është me qëllim të depopullimit të shqiptarëve. Nuk janë shënjestra e vetme e regjimit autoritar serb”, ka thënë Kurti.

Kurti, tha se rregullorja e BQK-së nuk ia ndalon Qeverisë serbe që të ofrojë mbështetje financiare për serbët në Kosovë.

“Çdo sugjerim tjetër, nuk është asgjë tjetër pos propagandë e rreme që ka për synim të nxisë tensione etnike”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, rregullorja synon që të ofrojë transparencë dhe ligjshmëri sa i përket importit të parave në Kosovë, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe politikës monetare të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tregoi se qëllimi i vërtetë i Serbisë, që ngriti alarmin për vendimin e BQK-së, që përjashton dinarin serb nga përdorimi, është se po ndalet financimi i kriminelëve në veri të vendit nga Beogradi.

Kurti tha se shqetësim i Serbisë nuk janë serbët e Kosovës. Ai tha se qytetarët serbë kërcënohen nga këto grupe të armatosura dhe tregoi se ata që nuk i bindën kanë vetura të djegura dhe i kërcënojnë familjarët.

“Kjo duhet të ndalohet. Beogradi nuk mund të lejohet pa fund të financojë terroristët e kriminelët e vet në Kosovë me rrjedha të tilla të padeklaruara dhe të paligjshme në Kosovë. Dhe ky është burimi i vërtetë i histerisë së Serbisë për rregulloren e BQK-së. Beogradi ka thirrur alarmin jo për këmbimin e dinarit me euron, por sepse po ndalojmë thasë me para në kufij. Dhe ata ankohen jo për shkak të brengës për qytetarët serbë, por sepse ato tubacione të parave në veri të Kosovës po ndalen. Ky takim dhe propaganda dhe pastaj urrejtja. Përveç një fushate nga një regjim autoritar. Ne kemi një mbështetje të gjerë nga partnerët ndërkombëtarë, aleatët në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. BQK dhe rregulloret e saj janë po aq esenciale për atë luftë”.

Kurti tha se nuk është befasi që Serbia reagon kur vendoset ligjshmëria e demokracia, derisa përmendi edhe funksionin e presidentit serb Vuçiq në pushtetin e kriminelit të luftës Millosheviq.

“Nuk jemi të befasuar që Serbia do të krijonte probleme nga procedurat demokratike që prej përfundimit të luftës, qeveria serbe e udhëhequr nga shumë njerëz që kanë mbajtur pozita të larta edhe në pushtetin e Millosheviqit, duke përfshirë zotërin Vuçiq këtu si ministër i propagandës së Millosheviqit ka shfrytëzuar çdo lloj fuqie e imagjinate për të gjetur mënyra të reja për të terrorizuar qytetarët. Serbia jo vetëm që promovon mohimin e gjenocidin, por edhe vazhdon ta kryejë atë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dinari serb nuk është ndaluar, poqë valuta e Kosovës është euro.

Ai në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dhënë shumë subvencione për serbët lokalë të Kosovës.

Kurti ka thënë se askush kurrë nuk i ka refuzuar eurot, duke shtuar se valuta e vetme në Kosovë është euro.

“Nuk i kemi asnjë rast ku një qytetar serb i ka refuzuar paratë sepse janë euro”, ka thënë Kurti.

“Dinari nuk është ndaluar në Kosovë. Qytetarët e Kosovës mund të kenë dinarë, por euroja është valuta e vetme, sa i përket pagesës. Shekullin e kaluar ne kemi pasur dinarin si mjet pagese, kur ne ishim nën pushtim”, tha Kurti.

Seanca e OKB-së u përmbyll me adresimin e dytë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Serbia duhet të ndalojë së “fantazuari” se Kosova po kërkon hakmarrje për vrasjet dhe krimet e tjera të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës.

“Ne nuk do të hakmerremi. Dua drejtësi dhe drejtësi është drejtësi duke mos qenë hakmarrje. Në mënyrë që të kemi paqe, raporte normale, ata duhet të ndalen së fantazuari se ne po kërkojmë hakmarrje. Unë si kryeministër iu garantoj se nuk po kërkojmë hakmarrje”, tha ai, ka transmetuar REL.

Pas këtij fjalimi, Vuçiq u dëgjua duke kërkuar fjalën dhe duke thënë se “do të ketë drejtësi për njerëzit tanë”. Por kryesuesja e mbledhjes, nuk ia dha fjalën liderit serb e shpalli të mbyllur seancën.

TË FUNDIT
11 orë
Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur
12 orë
Kombëtarja fitore bindëse në Tbilisi, i kthen hakun Gjeorgjisë (VIDEO)
12 orë
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin
12 orë
Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit
15 orë
Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere

ME TE LEXUARA

15 orë
Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere
23 orë
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të
12 orë
Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit
23 orë
11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë
12 orë
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

LEXO MË SHUMË

policia mvr

Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur

Kristijan Asllani

Kombëtarja fitore bindëse në Tbilisi, i kthen hakun Gjeorgjisë (VIDEO)

Samiti i Berlinit 2024

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

dimitar gllavcev glavcev

Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit

liridon demiri

Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere

arben taravari

Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”

vanja nena e saj

Rasti “Vanja – Pançe”/Dëshmoi nëna: Nga dita e parë babai pohonte se është rrëmbyer

arben taravari

Taravari për premtimet e parealizuara kërkon të pyetet pasardhësi i tij

vlen llogo

VLEN-i i gatshëm që propozim ligjin për përfaqësim të drejtë ta dërgojë në Komisionin e Venecias

INFO

NA NDIQ