Diplomati amerikan: Vulin nga viti 2012 ka minuar përpjekjet për normalizimin e raporteve me Kosovën

Picture of ina-online
ina-online

05/08/2023

Qëndrimi i autoriteteve serbe ndaj sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj udhëheqësve të Republikës Srpska ka zhgënjyer disa diplomatë në SHBA.

Michael Kirby, ish-ambasadori amerikan në Serbi, kujton disa nga pretendimet që presidenti serb Aleksandar Vuçiq përdori në një përpjekje për të justifikuar hezitimin e Serbisë, një kandidate për anëtarësim në BE, për t’iu bashkuar partnerëve perëndimorë në sanksionet kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Presidenti Vuçiq me ngurrim aplikoi ose vendosi sanksione ndaj çdo vendi apo individi – duke e lidhur atë me përvojat e Jugosllavisë dhe Serbisë. Kjo neveri i jep atij një alibi për të vepruar sikur personat ose subjektet e sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Europian nuk janë përgjegjës për keqbërjen. Nuk është e nevojshme të pranohet se sanksionet janë të përshtatshme për të pranuar se katër zyrtarët e sanksionuar së fundmi të Republikës Srpska kërkuan në mënyrë aktive të minojnë Marrëveshjen e Dejtonit, të dobësojnë ose kërcënojnë shtetin dhe sistemin e qeverisjes së Bosnje dhe Hercegovinës”, thotë Kirby, i cili ka mbajtur postin e ambasadorit në Beograd që nga viti 2012 deri në vitin 2016.

Zyrtarët e BeH dhe RS u sanksionuan në javët pasi kreu i policisë sekrete serbe, Aleksandar Vulin, ishte në të njëjtën listë – të cilin autoritetet e SHBA-së e mbajnë përgjegjës për krimin e organizuar, korrupsionin dhe madje edhe kontrabandën e drogës.

Kirby, në një koment për Zërin e Amerikës në gjuhën boshnjake, ka thënë se i sanksionuari i SHBA-së, Vulin, ka tentuar që të ndalë çdo përparim në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që nga viti 2012, Vulin është përpjekur të minojë çdo progres në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai mbajti pozicione ku qëndrimi i tij antiperëndimor pengonte marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë. Besoj se një nga arsyet e deklaratave të tilla të Vulin është vetëdija e tij se një element kyç për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të ishte një kontroll i plotë financiar i zyrtarëve serbë, aktualë dhe të kaluar”, shton Kirby.

Bashkëbiseduesi i Zërit të Amerikës thekson se sjellja e Serbisë kërcënon pozitën e një partneri kredibil të Shteteve të Bashkuara.

“Presidenti Vuçiq po luan gjithnjë e më shumë me elementët e revanshizmit brenda Partisë Progresive Serbe dhe Serbisë, duke u përpjekur që në një farë mënyre ta kthejë kohën prapa në periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë”.

Ai thotë se Vuçiq mendon më shumë për mbajtjen e pushtetit – sesa për mirëqenien e popullit serb.

TË FUNDIT
10 orë
Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera
11 orë
Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”
18 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
21 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
21 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

partite kosove

Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera

server

Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

Presidentja-Vjosa-Osmani-dhe-homogu-i-saj-nga-Shqiperia-Bajram-Begaj

“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

ushtari kfor

“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

INFO

NA NDIQ