Diplomati kroat në një vijë me Donika Gërvallën: Serbia s’mund të ulet në dy karrige

INA
INA

9 Korrik, 2023

Vendet e Ballkanit Perëndimor nëse duan të bëhen anëtare të BE-së duket patjetër që politikat e tyre ti harmonizojnë me ato të BE-së, që do të thotë ti vendosin sanksione Rusisë.

Kështu është shprehur diplomati kroat, Gordan Grliq Radman në Forumin e Dubrovnikut.

“Nuk është e mundur të qëndroni në dy karrige. Të gjithsa vendet duhet ta dënojnë agresionin rus dhe të vendosin sanksione, duke treguar kështu solidaritet ndaj Ukrainës dhe njëkohësisht të promovojnë fqinjësi të mirë dhe stabilitet në rajon”, është shprehur ai.

Ministri i jashtëm kroat theksoi se: “interesi kombëtar i Kroacisë është një fqinjësi e sigurt dhe e qëndrueshme” dhe përsëriti se Kroacia mund të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me “dije, ekspertizë dhe përvojë” në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla: BE-ja i dorëzohet Vuçiqit sikur më parë Putinit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla-Schëarz, ka thënë se “disa në fqinjësi kanë dy vjet që po ndihmojnë agresionin rus, pa pasoja për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

“Koncesioni i fundit i BE-së ndaj aktorëve agresivë në rajon i fton autokratët që të përshkallëzohen më tej, të testojnë Perëndimin dhe ndoshta të shkojnë në luftë”, tha diplomatja kosovare.

Pasardhësit e Millosheviqit duhet të shkojnë tek fqinjët dhe të kërkojnë falje për krimet.

Ajo po ashtu theksoi se nuk ka nevojë për pajtim të ndërsjellë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ato janë në marrëdhënie të mira, me përjashtim të Serbisë, e cila është “i vetmi aktor në Ballkanin Perëndimor që duhet të kuptojë se pajtimi mund të jetë shumë pozitiv dhe kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Gjatë një fjalimi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ministrja Gërvalla tha se çështja thelbësore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë.

“Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në bllok dhe pa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, BE-ja është një ‘tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë”, tha zonja Gërvalla. Përgjatë fjalimit të saj ajo shtoi se Evropa nuk ka asnjë histori suksesi në përpjekjet për të parandaluar luftërat”. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

albin kurti

Kurti: Serbia e kuptoi që bandat terroriste s’kanë asnjë shans me policinë tonë

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata benzina lirohet, nafta shtrenjtohet

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

evn-fatura

Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

qeveria kovacevski4

A ka krizë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut?!

denari-756x420-696x387-1

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Screenshot-4-2-696x414

Dogana e Maqedonisë konfiskoi disa motoçikleta dhe disa pajisje për automjete

daniel server

Daniel Serwer përmend skenarët e rrezikshëm të Serbisë dhe Rusisë

INFO

NA NDIQ