Diplomati spanjoll emërohet shef i politikës së jashtme të BE-së, në vend të Mogherinit

0

Këshilli Evropian e ka emëruar ministrin për Punë të Jashtme të Spanjës Zhozep Borel për shef të ri të diplomacisë evropiane.

Mediat evropiane transmetojnë se anëtarët e BE-së edhe zyrtarisht e kanë emëruar Borelin për trashëgimtar të Federika Mogerinit në funksionin përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Borel detyrën do ta merr në fund të tetorit, thuhet në kumtesën e Këshillit Evropian.

Këshilli e ka emëruar Borelin pas miratimit të kryetares së sapoemëruar të KE-së, Ursula fon der Lajen.

Që të sigurojë mandatin deri në fund të tetorit 2024, zgjedhja tani duhet të vërtetohet edhe nga ana e Parlamentit Evropian bashkë me anëtarë tjerë të KE-së, pohojnë mediat.

Socialisti spanjoll 72 vjeçar deri tani ka qenë shef i diplomacisë spanjolle në qeverinë e Pedro Sançezit.

Borel në politikën spanjolle është nga viti 1970. Nga viti 2004 deri 2007 ai ka qenë kryetar i Parlamentit Evropian.