Disa emra në garë për trajner të Italisë

ina-online
ina-online

14 Gusht, 2023

Roberto Mancini largohet nga pankina e kombëtares italiane. Trajneri ka vendosur të japë dorëheqjen. Hapi i tij mbrapa vjen vetëm pak ditë pas vendimit të FIGC-së për t’ia besuar postin e koordinatorit të të gjitha ekipeve kombëtare. Njoftimi zyrtar erdhi me një deklaratë në faqen e internetit të FIGC.

Roberto Mancini i ka dërguar një letër federatës për të sqaruar vendimin e tij. Federata Italiane e Futbollit (FIGC) njofton se ka marrë parasysh dorëheqjen e Roberto Mancinit nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, të marrë në dorëzim të shtunën vonë.

Kështu përfundon një faqe e rëndësishme në historinë e axurrëve, e cila filloi në maj 2018 dhe përfundoi me finalet e Ligës së Kombeve 2023. Në mes, fitorja e “Euro 2020”, një triumf i papritur, por i merituar i një grupi lojtarësh ku të gjithë individët kanë ditur të bëhen ekip.

Duke marrë parasysh angazhimet e rëndësishme dhe të ngjeshura për kualifikueset e “Euro 2024” (10 dhe 12 shtator me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën), FIGC do të komunikojë emrin e trajnerit të ri kombëtar në ditët në vijim.

Trajneri i ri – Lajmi për dorëheqjen e papritur të Roberto Mancinit si trajner i kombëtares e ka tronditur futbollin italian si një tërmet, me tifozët axurrë që tani pyesin se kush do ta marrë trashëgiminë e tij në krye të një Italie që është kthyer nga dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022 dhe që synon kualifikimin në finalet e Kampionatit të ardhshëm Europian.

Një objektiv i rëndësishëm për të gjithë lëvizjen futbollistike italiane, ndaj është e natyrshme të mendohet për dy profile eksperience dhe personalitete si Luciano Spalletti e Antonio Conte në “pole” për të zëvendësuar Mancinin.

Toskani është i freskët nga titulli historik i fituar me Napolin dhe mund të vendosë ta ndërpresë vitin e tij të pushimit për të përjetuar një aventurë të re magjepsëse, ndërsa trajneri salentin vjen nga lamtumira e tij me Tottenhamin. Për të do të ishte rikthim në kombëtare.

Nëse në vend të kësaj federata vendos të fokusohet te një trajner i ri ose në çdo rast te një ish-axurr, ka disa profile të pranueshme, si kampionët e botës Daniele De Rossi, Fabio Cannavaro dhe Filippo Inzaghi. Më pas janë teknikë me përvojë ndërkombëtare si Gennaro Gattuso, Vincenzo Montella, Gianfranco Zola dhe Andrea Stramaccioni.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

rashica gol beshiktash

VIDEO/ Rashica shënon këtë gol të bukur, por s’e shpëton dot Besiktasin nga humbja

Pep Guardiola

Cityt i prishet aeroplani, lojtarët do të udhëtojnë me autobus

girona

Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

nedim-Sassuolos,

Interi pëson humbjen e parë, Bajrami shënon në fitoren e Sassuolos në “San Siro” (video)

manchester united

Manchester United, objektivi i madh për muajin janar quhet Gnabry. Super oferta gati…

montella

Zbulohet klauzola speciale, Federata Turke i ka vënë një kusht Montellës në kontratë

INFO

NA NDIQ