Disa fakte ‘’notore’’ mbi dukurinë e korrupsionit dhe kriminalitetit të personave zyrtar në Maqedoni

INA
INA

2 Qershor, 2023

Dr.Sc. Armend Asllani

Shfaqja e abuzimeve dhe korrupsionit tek personat që kryejnë funksione publike ose kryejnë detyra zyrtare paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vlerave themelore të demokracisë dhe ndaj parimeve të shtetit të së drejtës.

Këtij pretendimi mund t’i shtojmë thënien e famshme latine Corruptio optima pessima est, që do të thotë se ‘’korrupsioni i më të mirëve është në fakt më i keqi, pra më tinëzari’’.

Fenomeni i korrupsionit dëmton zhvillimin social dhe ekonomik dhe dobëson strukturën e shoqërisë moderne.
Korrupsioni është një term shumë i gjërë dhe kompleks, dhe ajo që bie në sy në vendin tonë është se disa nga format e tij përfaqësojnë një mënyrë të funksionimit dhe të jetesës së përditshme (i ashtuquajturi korrupsion i imët) dhe faktikisht nuk kanë pasoja që kërkojnë ndërhyrje nga shteti, që do të thotë se mbeten në sferën e dënimit moral, ndërsa nga ana tjetër, disa sjellje korruptive mund të jenë bazë për përgjegjësi disiplinore, kundërvajtëse, madje edhe penale për format më të rënda.

Në sistemin penalo-juridik të vendit tonë nga statistikat apodiktike për kriminalitetin korruptiv zyrtar vërehen dallime ekstreme ndërmjet binomit ‘’persona të raportuar dhe persona të dënuar’’ që në fakt është edhe indikator për (mos)besueshmërinë në sistemin gjyqësor dhe në sistemin e drejtësisë penale në përgjithësi, sepse vë në pikëpyetje efikasitetin e autoriteteve në drejtim të gjetjes së provave dhe ringjall bindjet se gjyqësori dhe institucionet e tjera dorëzohen ndaj presioneve ose, nga ana tjetër, mund të ketë një marrëdhënie të privilegjuar ndaj ekzekutuesve (kryeresve te veprave penale të caktuar), veçanërisht nëse bëhet fjalë për raste të korrupsionit të lartë.

Pa dyshim se në vendin tonë ka korrupsion klasik sistematik dhe subjektet politike shpeshherë janë “fajtorë” domethënës për korrupsionin në përgjithësi, pra ata me fuqinë dhe ndikimin që kanë dhe i demonstrojnë në të gjitha sferat e jetës inkurajojnë krimin korruptiv zyrtar, ose më mirë krijojnë një sistem ligjor që është funksional kryesisht për elitat politike dhe grupet e interesit, pra një sistem i cili për qytetarët e thjeshtë është kryesisht jofunksional dhe i korruptuar. Kësaj i duhet shtuar thënia e famshme e historianit anglez të viteve ’90 – ta të Lord Dahlberg Acton, se “Pushteti gjithmonë ka tendencën të korruptojë, dhe pushteti absolut korrupton absolutisht”.

Është gjithashtu fakt që legjislacioni ynë në fushën e së drejtës penale është i mirë, i vlerësuar me vlerësimet më të larta për sa i përket përputhshmërisë së tij me instrumentet ndërkombëtare dhe të drejtën europiane, megjithatë sjellja e institucioneve që de facto veprojnë në kuptim më të gjërë lato sensu dhe gjykatat si pjesë e politikës penale është mjaft e zbehtë dhe e butë.

Shteti thjesht e “lufton” korrupsionin më shumë në letër dhe kur duhet të ndërmarrë hapa konkret edhe aty ku ligji parashikon kompetenca të qarta, institucionet duket se e anashkalojnë atë ose, nga ana tjetër, veprojnë në mënyrë më selektive. Qeveria në një farë mënyre proklamohet para publikut dhe komunitetit ndërkombëtar si e vendosur në mënyrë të determinuar për të luftuar korrupsionin në forma të ndryshme, dhe kryesisht bën thirrje për forma të ndryshme veprimi, por fakt është se në shumicën e rasteve janë thjesht floskula (trillime) dhe rezultati përfundimtar është dërrmues.

Dhe në fund ne si shoqëri gjendemi para disa dilemave, se vallë shteti ynë ka kapacitet për vendosjen e shtetit ligjor-luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit! Jemi afër inkuadrimit në BE, kur e dijmë se kriterin e parë politik të paraparë në Rregullat (kriteret) e Kopenhagenit të 93’ nuk e realizojmë dhe respektojmë fare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhevdet nasufi

Dialogu pas 24 shtatorit

cun

Edhe njiherë po t’them: – O teveqeli i Shqipnisë!

flamuri-kuq-e-zi

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

Vucic Vulini

Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiçit ‘të padjallëzuar’ rrezikon të destabilizojë Ballkanin

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

andi-bushati

Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

Haris Imamovic

Pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Muhamer Pajaziti

Këshilli i Sigurimit duhet ta dënoj dhe të kërkoj përgjegjësi nga Serbia për agresionin në Veri të Kosovës

xhavit haliti

Sulmi terrorist në veri demaskoi Vuçiqin

INFO

NA NDIQ