Disa këshilla për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur

INA
INA

10/06/2023

Konsumoni mëngjesin: Metabolizmi juaj ngadalësohet çdo dekadë me 2%, kështu që ngrënia e mëngjesit çdo ditë është thelbësore.

Ushqimi në fillim të ditës funksionon së bashku me metabolizmin tuaj, i cili është në kulmin e tij në mëngjes. Studimet kanë treguar se gratë që hanë mëngjes humbasin më shumë peshë dhe mbajnë kete ulje te kilogramëve në mënyrë më efektive.

Stërvitja: Vetëm 30 minuta në ditë dhe e ndihmoni shumë metabolizmin tuaj. Ju nuk keni nevojë të shkoni në palestër, por vetëm disa ushtrime të thjeshta në shtëpi, të cilat ju ndihmojnë të ruani ekulibrin.

Merrni kalcium dhe vitaminë D: Ruajtja e eshtrave të fortë nuk ka qenë kurrë më thelbësore, kështu jepni atyre një nxitje me kalcium dhe vitaminë D, të cilat mund t’i merrni natyrshëm nga ushqime si qumështi dhe salmoni. Ekspertët rekomandojnë që gratë mbi të dyzetat të kenë 100 mg kalcium dhe 1000 IU të vitaminës D çdo ditë, nëse është e nevojshme edhe më shumë.

Menaxhoni stresin tuaj: Nëse jeni në një punë, si edhe kujdeseni për familjen, stresi mund të shkaktojë ndryshime jo të shëndetshme në trup, siç është rritja e presionit të gjakut, ulja e dëshirës seksuale dhe vdekja më e shpejtë e qelizave duke penguar punen natyrale të zemrës. E gjithë kjo sjellë plakje më të shpejtë, kështu që të mbani një rrahje të shëndetshme të zemrës, përpiquni të merrni frymë me hundë sa herë jeni nën presion. Kjo do të aktivizojë nervin vagus, i cili shkon nga truri në legen, duke relaksuar zemrën, muskujt dhe enët e gjakut.

Hani proteina për të nxitur gjendjen shpirtërore dhe trurin: Nëse jeni të prirur ndaj humori jo te mire , provoni të merrni proteina. Ushqimi me aminoacide nevojitet dy herë në ditë për të rritur nivelin e neurotransmetuesëve të ngritjes së humorit në tru dhe nga ana tjetër mund të ndihmojnë me simptomat e depresionit dhe kujtesës së dobët. Ushqime si peshku dhe veza janë të shkëlqyera për të marrë proteina.

Bëni një lëvizje të re: Provoni diçka të re me partnerin tuaj, si për shembull të mësoni një kërcim të ri apo të argëtoheni në festat e plazhit.

Dilni me miqtë: Sigurohuni që të vazhdoni të flisni me miqtë, jo vetëm virtualisht. Jo vetëm relaksimi me ta zvogëlon stresin dhe rrit vetëvlerësimin, por një jetë e mirë shoqërore nënkupton më pak rrezik për diabet apo për sëmundjet e zemrës.

Programoni kontrolle mjekësore: Mbas te dyzetave kontrollet shëndetësore me të vërtetë fillojnë të kene rendesi. Bëni kontrolle thelbësore të tilla si: test të shikimit, mamografi, kolesterol, tiroide, egzaminim të qafës së mitrës etj.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

trupi njeriut organet

Këto janë 6 organet e trupit pa të cilat mund të jetojë njeriu

kripa kryp

Studimet e tregojnë: Marrja e lartë e kripës lidhet me kancerin e stomakut

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

matje

Një hartë e re e krenarisë mesatare mashkullore ka dalë! Ne askund nuk jemi

shtatzan

Ilaçi për humbjen e peshës mund të rrisë ndjeshëm ovulimin (FOTO)

Arra

Pesë lloje të ushqimeve që ulin nivelin e sheqerit në gjak

KAFE

A është më mirë të pini kafe të nxehtë apo të ftohtë?

qepe

Nëse hani një qepë në ditë

melqia

“Mini mëlçitë”, kura eksperimentale që mund të shpëtojë pacientët

INFO

NA NDIQ