Disa mënyra se si të parandaloni fryerjen e barkut

0

Fryerja e barkut ndonjëherë mund të ju sjell dhembje.Këtu keni disa mënyra se si ti reduktoni simptomat e një stomaku të fryer.

Një stomak i fryer mund të ju bëjë të ndjeheni në parehati.

Kur trakti gastrointestinal është i mbushur me ajër ose gazra, ju mund të ndjeheni sikur keni ngrënë shumë ushqim dhe nuk mund më asgjë të hani. Simptomat e përbashkëta të një stomaku të fryer janë: parehati, gazra dhe dhembje, raporton “Mirror”.

Nutricient të ndryshëm japin këshilla se si të i largoheni kësaj parehatie, transmenton lajmi.net.

Hani sasinë e duhur të fibrave

Nëse kaloni nga buka e bardhë në atë të zezë apo integrale si dhe ushqime të tjera si Oriz të zi, ju mund të mos keni fryerje në stomak.

Mos përdorni shumë kripë

Ushqimet me shumë kripë nuk janë të mira për shëndetin tuaj, madje as edhe për stomakun tuaj. Ushqimet e ëmbla po ashtu sjellin probleme

Mos bini në gjumë menjëherë pasi që keni ngrënë

Ushqimit i duhet tetë orë që të kalojë në stomak dhe në zorrë të trashë.. Andaj të bini në gjumë menjëherë pasi që keni ngrenë mund të ju krijojë fryerje..

Hani më shpesh dhe më pak

Të hani shumë mund të krijojë presion në sistemin e tretjes dhe kështu të krijojë fryerje dhe gazra. Për këtë arsye, rekomandohet që të hani më pak dhe më shpesh. Po ashtu rekomandohet të pini më shumë ujë.