Disa nga vendet që ndaluan përdorimin e aplikacionit kinez TikTok

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Mars, 2023

Edhe pse mund të duket sikur SHBA-ja është i vetmi vend i shqetësuar për pronësinë kineze të TikTok, shqetësimet në lidhje me aplikacionin në pronësi të ByteDance janë përhapur shpejt në të gjithë botën.

Në vetëm pak muaj, më shumë se gjysmë duzinë vendesh kanë miratuar ndalime të plota ose të pjesshme të TikTok në pajisjet qeveritare, duke vënë edhe më shumë presion mbi aplikacionin popullor për të ndërprerë plotësisht lidhjet me kompaninë e tij mëmë në Kinë.

Vargu i ndalimeve të reja filloi në dhjetor kur Tajvani, gjithnjë në gatishmëri për qëllimet e Kinës, bllokoi punonjësit e qeverisë nga përdorimi i aplikacionit në pajisjet zyrtare, shkruan Gizmodo, transmeton Telegrafi.

Po atë muaj, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ndaloi TikTok në pajisjet e përdorura nga anëtarët dhe stafi.

Këtë vit, ndalimet e TikTok në sallat e qeverisë kanë filluar të shfaqen në të gjithë Evropën, me Komisionin Evropian, degën ekzekutive të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, duke bllokuar rreth 32,000 punonjësit e tij që ta përdorin atë.

Përkundrazi, Britania e Madhe fillimisht tha se do të ia linte zgjedhjen individëve, por më pas ndryshoi mendje dhe ndaloi gjithashtu TikTok.

Pra, vendet të cilat e kanë ndaluar përdorimin e TikTok deri më tani janë: Tajvani, SHBA, Kanadaja, Letonia, Danimarka, Belgjika, Britania e Madhe, Zelanda e Re e gjithashtu këtë vendim e mori edhe Bashkimi Evropian.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

twitter

Twitter kërcënohet me një ndalesë nga BE

iphone-xs-photo-650x358

Konfirmohet zyrtarisht, modelet iPhone 16 Pro do të kenë ekrane më të mëdha

whatsapp-me-dy-funksione-qe-do-te-luftojne-lajmet-e-rreme_5c8fd06599e38

WhatsApp bën ndryshimin e ri

treni

Prezantohet treni super i shpejtë

kompjuter

Sa kohë i duhet një AI për të thyer një fjalëkalim?

elon-musk

Rritet përqindja e aprovimit të kërkesave për censurim nga qeveritë autoritare, arsyeja është kjo

google

Si të parandaloni Google që të fshijë profilin tuaj të vjetër?

PS playstation

Lajm i mirë për fansat e PlayStation – Sony po sjell një pajisje të re për lojtarët

elon-musk

SHBA lejon testimin e çipit në tru

INFO

NA NDIQ