Disa nxënës në Tetovë bojkotojnë mësimin, kjo është arsyeja

Picture of INA
INA

14/03/2025

Nxënës të disa shkollave të mesme të Tetovës që kryesisht mësojnë në ndërrimin e dytë, që prej katër ditësh vazhdojnë të bojkotojnë mësimin. Shkak për këtë është vendimi i Ministrisë që orët gjatë muajit të Ramazanit të mos shkurtohen. Nxënësit kërkojnë që MASH tua mundësojë që iftarin ta hanë në shtëpi, sepse edhe pasi lëshohen nga mësimi, ata ankohen se nuk kanë me çka të kthehen në shtëpi, ngase transporti publik i nxënësve vjen në orën 19 e 30. Nxënësve të gjimnazit të Tetovës që mësojnë në ndërrim të dytë, me bojkot sot iu bashkuan edhe nxënësit tjerë të ndërrimit të parë.

“Bojkoti ka vazhduar edhe sot dhe nxënësit kanë vendosur të mos mbajnë orët mësimore sepse na rëndon orari i shkollave. Ne kërkuam që orari i pasdites të na mundësoj agjërimin dhe arritjen në kohë të iftarit, sepse ndërrimi i paradites s`ka problem, dhe ne kuptojmë se me ligj s`kemi të drejtë por duam të na mundësojnë që pjesa e pasdites të arrij iftarin siç edhe ka qenë. Transporti është në 7 e 30 dhe na bie shumë të presim rrugëve dhe nuk është e hijshme kjo. Kërkojmë nga ministria të na kuptojë këtë muaj dhe të na bëj orarin më fleksibë”, tha Olti Rexhepi. Përfaqësues i Unionit të Nxënësve të gjimnazit të Tetovës.

“Kërkesa jonë është që orari të vazhdojë siç ishte dy javët e para, sepse me orar të rregullt procesi mësimor nuk do ketë efekt dhe për ndërrimin e pasdites është shumë më i rënduar ska ku çel iftar ndërsa nëpër shkolla s’mundemi”, u shpreh një nxënës.

“Ne jetojmë në shtet demokratik dhe e drejta jonë për iftarin nuk meriton të vendoset nga ministria. Ne besojmë se ky bojkot qëndron sepse na kanë marrë të drejtën për të hangër iftar si një e drejtë fetare që ne patjetër e kemi ta fitojmë sepse jetojmë në shtet demokratik”, tha një tjetër nxënës. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

Ambasadorja Aggeler: Po më thyhet zemra, kam ofruar ndihmë dhe të gjitha burimet e Ambasadës Amerikane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË