Disa stacione për kontroll teknik në Shkup kanë ngjitëse NMK, disa prej tyre tashmë i kanë harxhuar

Picture of INA
INA

12/02/2024

Në disa nga stacionet e kontrollit teknik në Shkup ka ngjitëse NMK, ndërsa disa ende nuk i kanë marrë, ose tashmë i kanë harxhuar.

Nga stacionet për kontroll teknik, si Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, stacionet për kontroll teknik të Shoqatës së Shoferëve të Maqedonisë në Kisella Vodë dhe Karposh, PSS dhe Certus, ngjitëse ka në disa prej tyre.

Në Kisella Vodë ngjitëset tashmë janë harxhuar për shkak të turmës që ka nisur në mëngjes dhe siç na thanë nga aty nuk e dinë se kur do të marrin ngjitëse të reja, ndërsa në stacionin për kontroll teknik të Shoqatës së Shoferëve në Karposh, nuk kanë marrë ngjitëse dhe nuk e dinë se kur do t’i marrin.

Në stacionin për kontroll teknik Certus në lagjen Çento thonë se nuk kanë ngjitëse për targa me tre numra, ndërsa për ato me katër numra kanë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se përveç atyre makinave që e kanë shenjën NMK, të gjitha të tjerat duhet të kenë ngjitëse.

Shoferët duhet të paraqiten në qendrat për kontroll teknik me automjetin e tyre, ku do të plotësojnë kërkesën dhe të kenë me vete letërnjoftim dhe leje qarkullimi.Ngjitëset jepen pa pagesë, por duhet të vendosen në targa nga ana e kontrolluesve në stacionet për kontroll teknik.

Detyrimi për ngjitësit NMK në targat e automjeteve rrjedh nga dispozitat e Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar me Greqinë.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË