Diskriminim i thellë i klubeve shqiptare në Kumanovë

Shkruan: Osama Muadini, këshilltar në komunën e Kumanovës nga Aleanca për Shqiptarët

Komuna e Kumanovës diskriminon dhe nuk jep para nga Buxheti për KF BASHKIMI, e as për KB RINIA?! KF BASHKIMI, komuna i ndanë vetëm 30.000 denarë?!… KB RINIA, komuna i ndanë vetëm 30.000 denarë?!… KA TEUTA, komuna i ndanë vetëm 20.000 denarë?!… Këto janë mjetet që komuna i ndanë për klubet shqiptare në Kumanovë, për vitin 2021, nga buxheti i përgjithshëm prej 5.130.000 denarëve, në përkrahje të klubeve sportive. Pra, klubet shqiptare diskriminohen me vetëm 80.000 denarë nga buxheti i përgjithshëm.

KF BASHKIMI njihet si ikona e shqiptarëve të Kumanovës, të cilët këtë vit garojnë në ligën e tretë futbollistike, me synime për tu kthyer në elitën e futbollit vendorë dhe ndërkombëtarë. Prandaj, kjo shumë e ndarë nga komuna, është qesharake dhe ofenduese, nëse vërtetë dëshirojnë t’i ndihmojnë klubet shqiptare. Keni edhe reagimin tim në seancën e këshillit komunal, pikërisht për këtë Diskriminim.