Diskriminimi në autobusët urban të Shkupit, të rinjtë që flisnin shqip nxirren jashtë, ja arsyeja selektive?

Parmbrëmë rreth orës 18:30 në autobusin nr.53 hyri kontrollo e Ndërmarrjes së Transportit Publik – Shkup për të kontrollu biletat.

Por ndërkohë, pas kontrollit edhe të 6 të rinjve (me ten paksa të zi dheqë flisnik shqip), njëri nga kontrollorët (sigurisht maqedon) urdhëroi që të rinjtë të zbresin nga autobusi sepse nuk kishin maska, e disa prej tyre me arsyen se skishin bileta. Pas një llafosje verbale ata kanë zbritur në fshatin Trubarevë.

Por ajo që ishte ironike dhe diskriminuese nga ky vendim, se në autobus ka pasur edhe persona të tjerë ( me ten të bardhë dhe që flisnin maqedonisht), e që nuk kishin maska, por ata nuk u zbritën nga autobusi, edhe pse njëri nga kontrolluesit (sigurisht ishte shqiptar) insistonte që edhe këta të zbrisnin nga autobusi, por personat pa maska kishin mbështetje nga udhëtarët e tjerë, të cilët i dhanë maska (e që nuk ndodhi me gjashtë të rinjtë).

Këta persona pas disa stacioneve hoqën maskat dhe vazhduan deri ne destinacionin final Katllanovë. Deri në këtë destinacion final vazhdonin të qëndronin edhe kontrolluesit, por aspak nuk reaguan sikur me të rinjtë që i përzunë nga autobusi.

Për këtë akt diskriminues është kërkuar përgjigje nga NTP Shkup , por nuk kanë folur.

Teksti i huazuar nga Dehran Muratov/CIVIL Media

Titulli nga redaksia e INA