Diskutimet për detin, Turqia dhe Greqia takohen me 25 janar në Stamboll

0

Turqia dhe Greqia do të ulen në bisedime me 25 janar. Takimi do të zhvillohet në Stamboll, sipas mediave greke.

“Pak më parë, pala turke kontaktoi palën greke dhe sugjeroi që raundi i 61-të i Kontakteve Hetuese të zhvillohej në Stamboll më 25 janar 2021.Pala greke e pranoi ftesën”, theksojnë burimet diplomatike.

Njoftimi është konfirmuar më pas nga Ministri i Jashtëm grek, Dendias.

“Raundi i 61-të i parë i Kontakteve Hetuese do të zhvillohet në Stamboll më 25 janar 2021″, njoftoi Ministria e Jashtme.

Më herët Mitsotakis tha se Athina kërkon një marrëdhënie të frytshme me Ankaranë dhe shprehu shpresën se 2021 mund të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet dypalëshe.

Ai gjithashtu tha se Greqia do të bisedojë mbi çështjen e zonave detare të diskutueshme. Ky do të ishte raundi i 61-të i bisedimeve hulumtuese midis dy vendeve.

Megjithatë kryeministri grek nuk përmendi në asnjë rresht të deklaratave të tij propozimin e bërë nga Edi Rama për mbajtjen e një tryeze dialogu në Tiranë.