Distria Krasniqi fiton medaljen e artë, Nora Gjakova medaljen e bronztë

0

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Xhudos.

Kjo ngjarje sportive po zhvillohet në Doha të Katarit, njofton Insajderi.

Numri një në botë tashmë, mposhti në finale me ippon japoneze, Funa Tonaki, kampione e botës 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.

Pas Distria Krasniqit që ishte e artë dhe Majlinda Kelmendit e bronztë, tani medalje ka fituar edhe Nora Gjakova.

Gjakova mposhti portugezen Telma Moneiro në kategorinë deri në 57 kilogramë, për ta rrëmbyer kështu medalje.

Gjakova me plotë meritë mposhti portugez sepse ishte më e mirë nga fillimi i ndeshjes.

Pra, në këtë turne ndërkombëtarë që u zhvillua në Katar, Kosova ia doli të sigurojë tri medalje shumë të vlefshme.