Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slam Paris 2023

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slam Paris, pasi që në gjysmëfinale e ka mposhtur francezen, Amandine Buchard.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te finalja, Distria rundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen Marina Diez Castello, ndërkaq në çerekfinale e mposhti mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Në gjysmëfinale, Distria e mposhti franceze, Amandine Buchard, kurse tani në finale do të përballet me hungareze, Reka Pupp.