Distria Krasniqi është fituese e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror.
Xhudisja e Kosovës është nënkampione e botës në kategorinë – 52 kg.
Distria ka treguar luftë të madhe në finale në përbalje me xhudisten Uta Abe nga Japonia por nuk ia doli.
Ndaj saj dominoi për kohë të gjatë, por Abe në minutën e fundit realizoi hedhje për Ippon.
17:30-Distria në finale
Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.
Xhudistja kosovare triumfoi në gjysmëfinale ndaj spanjolles, Ariane Toro Soler.
Në finale, Distria do të ketë punë me japonezen, Uta Abe.
15:54- Distria në gjysmëfinale
Distria Krasniqi ka arritur tashmë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja pejane ka arritur t’i fitojë edhe luftën e tretë radhazi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Pasi mposhti kundërshtaren braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë dhe Francine Echevarria të Puerto Ricos në raundin e tretë, Distria u tregua e fortë edhe në çerekfinale.
Me këtë fitore, Distria kalon në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me spanjollen Ariane Toro Soler.
Kujtojmë se Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.