Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.

Ditë botërore e Lirisë së Shtypit është edhe ditë për mbështetjen e mediave, që i janë ekspozuar tentimeve për mbylljen apo edhe censurimin e tyre, por edhe ditë për përkujtimin e gazetarëve që kanë humbur jetën gjatë punës së tyre.

Sipas raportit të fundit të Reporterëve pa kufij, Maqedonia e Veriut ka përparuar për dy vende në Listën botërore të lirisë së medias në 2020 dhe se tani radhitet në vendin e 90-të. Por nga vendet e rajonit Kosova radhitet më mirë në vendin e 70-të, krahasuar me vendet e tjera.

Reporterët pa kufij, por edhe raporti i fundit i Departamentit amerikan të shtetit për të drejtat e njeriut janë shprehur shqetësime mbi sulmet, kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe cënimin e lirisë së fjalës.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq si dhe ministrja gjermane e drejtësisë, Kristina Lambert me rastin e kësaj dite kanë shprehur shqetësimin përmes një deklarate të përbashkët për sulmet ndaj gazetarëve dhe kufizimin e lirisë së shtypit në shumë pjesë të Evropës, duke nënvizuar se liria e medias është kyçe në kohë krizash.(INA)