Dita e 57 e LUFTËS! Më shumë se 15 mijë viktima në Gaza, Hamas “breshëri raketash” në Tel Aviv, Izraeli: Nuk ka armëpushim

ina-online
ina-online

03/12/2023

Ushtria izraelite ka vijuar bombardimin e Rripit të Gazës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mbrojtur civilët. Gjatë natës, ushtria izraelite tha se goditi më shumë se 400 objektiva.

Të shtunën, krahu i armatosur i Hamas, Brigadat Al-Qassam, raportoi se kishin bombarduar Tel Avivin me një breshëri raketash. Ky ishte sulmi i parë me raketa në qytet që nga 20 nëntori dhe ishte në përgjigje të sulmeve të reja izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas raportit të fundit të përditësuar nga autoritetet, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 15,207 që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor.

Rreth 130 qendra shëndetësore janë vënë në shënjestër, ndërsa 20 spitale dhe 46 qendra mjekësore janë jashtë shërbimit. Ushtria izraelite rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës herët të premten pasi shpalli fundin e një pauze humanitare njëjavore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 193 palestinezë janë vrarë dhe 652 janë plagosur që nga e premtja në sulmet ajrore izraelite. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1200.

Sipas raportit të fundit të përditësuar nga autoritetet, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 15,207 që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, shkruajnë mediat e huaja.

“70% e viktimave janë fëmijë dhe gra, dhe më shumë se 40,652 persona janë lënduar. Okupimi (forcat) vazhdon të zgjerojë bombardimet e tij ndaj civilëve pas përfundimit të pauzës humanitare”, tha zyra për media.

Sipas njoftimit, që nga fillimi i konfliktit, sulmet izraelite kanë vrarë 280 personel mjekësor, ndërsa 31 të tjerë, duke përfshirë drejtorin e spitalit Al-Shifa, Mohammad Abu Salmiya, janë vënë në pranga.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

dergesat port kontejner

Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

david cameron

“Çfarë bëri Putini ishte e tmerrshme”,Cameron pas vdekjes së Navalnyt do ketë pasoja

Lufthansa

Lufthansa sërish anulon disa fluturime

Xhozef Joseph Borell

Shefi i diplomacisë së BE-së: Palestinezët po përballen me dhunë në rritje

shtepia e Bardhe-usa

FOTO/ Si një 20-vjeçar vodhi një helikopter ushtarak dhe e uli në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, 50 vjet më parë

INFO

NA NDIQ