Dita e dytë e Samitit të NATO-s, mbetet i pasigurt takimi Mickoski- Mickotakis

Picture of INA
INA

10/07/2024

Uashington, ndërsa mbajti ligjëratë në Universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në Baltimor ku foli për fillimin e negociatave me BE-në, duke theksuar se nuk kemi garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë.

“Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanë, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit? Në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, kemi 14 aktgjykime të cilat thonë se të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari janë shkelur. Dhe këtu lind pyetja logjike, të drejtat e kujt janë shkelur”, tha Mickoski.
Duke folur për veton e Bullgarisë, ai theksoi se duhet të diskutohet për marrëdhënie të vërteta fqinjësore, por ato duhet të jenë të dyanshme. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, tha Mickoski, sakrifikuan shumë për perspektivën evropiane dhe mjaft me nënçmim.

“Ne nuk jemi politikanë të mbushur me akuza për krim dhe korrupsion siç ka në rajon. Do të mbrojmë interesat tona, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me argumente, t’i paraqesim ato të njëjtat, të shohim se argumentet e kujt do të mbizotërojnë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë kontribuuar në perspektivën evropiane si askush më parë”, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski dje realizoi takim edhe me kongresmenen Klaudia Teni, bashkëkryesuese e grupit të miqësisë maqedonase në Kongresin amerikan.

“Biseduam për bashkëpunim intensiv të bazuar në parimet e miqësisë, respektit reciprok dhe mbështetjes reciproke. Interesat strategjike realizohen përmes kontakteve intensive dhe politikave parimore. Ne luftojmë për pozitat e Maqedonisë së Veriut në çdo fushë”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Ai pati një takim produktiv dhe miqësor me kongresmenin Brendan Bojl, ku u diskutua për prioritetet e Aleancës së NATO-s dhe rëndësinë e ruajtjes së demokracisë dhe paqes, si dhe janë promovuar mundësitë dhe potencialet ekonomike që i ofron shteti, si dhe betejën e vendosur kundër korrupsionit dhe krimi që është gjithashtu një përcaktim kyç i qeverisë së re.

Siç njoftuan nga Pres shërbimi qeveritar, kryeministri Mickoski pati takim pune edhe me kryetaren e NDI-së, Tamara Kofman Vites, me të cilën biseduan për proceset demokratike në vend.

“Një nga problemet më akute është korrupsioni, për të cilin si qeveri e re po punohet intensivisht për ta zhdukur, që nënkupton edhe përgjegjësi për shkelësit e ligjit. Nuk duhet t’i lëmë pritshmëritë e qytetarëve, duhet të punojmë në vendosjen e mekanizmave ku do të mbrohet qytetari dhe interesat e tij. Koha e gënjeshtrës, e paaftësisë dhe e mospunës ka kaluar. Fillon koha e reformave, investimeve, transformimit digjital. Ne duhet të japim shembull të mirë për të gjithë në gjetjen e rrugës për një standard më të mirë të jetesës dhe një shtet të sigurt që u përket të gjithë qytetarëve”, nënvizoi Mickoski në takim.

Mickoski pati takim edhe me ish ambasadorin e SHBA-së Filip Riker, me të cilin bisedoi për sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe mbështetja që na nevojitet për realizimin e interesave strategjike.

“Duhet ta ndryshojmë realitetin dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve”, tha kryeministri Mickoski.

Mickoski së bashku me delegacionin nga Qeveria, si dhe me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi një ditë më parë realizuan takim me kongresmenët Pit Seshëns, Robert Aderholt, Xho Uilson, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons ish këshilltar për sigurinë kombëtare të Barak Obamës.

Në takim të dyja palët u theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U diskutua për mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve ekonomike dhe mbështetjes politike në realizimin e interesave strategjike të vendit. Jemi duke hyrë në një cikël investimesh për projekte serioze kapitale në infrastrukturë, energjetikë dhe shumë sfera tjera, theksoi Mickoski.

TË FUNDIT
8 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
9 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
10 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme
10 orë
Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)
11 orë
Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

ME TE LEXUARA

21 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
15 orë
Najçevska reagon ndaj VLEN pas promovimit të 30 milionë eurove për komunat shqiptare: Po e ndajnë vendin sipas fiseve...
8 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
20 orë
VLEN: BDI me xhepat plot, shet patriotizëm të rrejshëm, ja keqpërdorimet nga funksionarë dhe familjarë të kreut të BDI-së
15 orë
Pasdite në disa pjesë të Maqedonisë priten stuhi me reshje të dendura të shiut, erë të fuqishme dhe breshër

LEXO MË SHUMË

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

IMG_4532

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

Xhabir Deralla, CIVIL

Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore

INFO

NA NDIQ