Dita e Evropës dhe Maqedonia në kërkim të trikos së humbur

Picture of INA
INA

09/05/2025

Më 9 maj, ndërsa Evropa kremton ditën e unitetit, Maqedonia e Veriut përballet me një realitet të dhimbshëm që e largon gjithnjë e më shumë nga idealet evropiane. A është ende e mundur të qepet “trikoja” që po shpërbëhet?

Nga Muhamer Pajaziti

9 maji është dita e Evropës, dita kur u hodhën themelet e bashkimit të kontinentit të shkatërruar nga luftërat botërore.

Iniciativa e Robert Shuman-it më 1950 solli frymën e bashkëpunimit dhe paqes, që sot përfaqësohet nga Bashkimi Evropian.

Por, ndërkohë që shumica e shteteve festojnë dhe reflektojnë mbi rrugëtimin e tyre evropian, Maqedonia e Veriut gjendet në një krizë të thellë: krizë ekonomike, politike, ngecje në proceset eurointegruese, mungesë e meritokracisë, drejtësi selektive, gjuhë e përbuzur dhe e mohuar, e drejta e shqiptarëve e trajtuar si çështje “20%”.

Probleme këto që për më shumë se 20 vite sillen në një rreth vicioz.

Në këtë ditë simbolike, është koha të kuptohet se integrimi evropian nuk është vetëm slogane, por kërkon transformim të thellë: drejtësi funksionale, barazi reale për të gjithë qytetarët dhe ndërtim të një shteti ku të gjithë ndihen të përfaqësuar dhe të barabartë.

Metafora e trikos prej leshi është e njohur në diskursin evropian: kur fillon të prishet, nëse nuk ndalojmë procesin, ajo shndërrohet në një lëmsh të parikuperueshëm.

Trikoja me etiketën “Maqedoni” ka nisur të shkatërrohet. A do të ketë vullnet për ta qepur, apo do të mbetemi pa të?

TË FUNDIT

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

LEXO MË SHUMË