Dita e katërt e kërkimeve të trupit të 29 vjeçarit në Liqenin e Gllazhnjës

ina-online
ina-online

02/08/2023

Tetë zhytës nga forcat speciale të ushtrisë “Ujqërit” sot vazhdojnë kërkimet për 29-vjeçarin, i cili u zhduk pasditen e 29 korrikut të këtij viti në ujërat e liqenit artificial Gllaznjë në rajonin e Likovës.

Siç informon Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), kushtet e kërkimit janë shumë të vështira, thellësia e ujit është më shumë se 20 metra, vetëm pak metra larg bregut, përcjell INA.

Sipas QMK, dukshmëria është gjithashtu e dobët, veçanërisht në thellësi më të madhe. Ata theksojnë se po vijojnë kërkimet në bregun e liqenit, ndërsa punonjësit policor nga SPB Kumanovë po bëjnë sigurimin e vendit të aksidentit.

29 vjeçari që u zhduk në ujrat e liqenit është Fazli Ramadani nga fshati Nikushtak i komunës së Likovës, bëri të ditur kreu i kësaj komune, Erkan Arifi.

“Humbjet e tilla gjithmonë ndikojnë rëndë mbi të gjithë ne, prandaj më lejoni ti shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të Fazli Ramadanit nga f.Nikushtak, i cili tragjikishtë në moshën 29 vjeçare humbi jetë në ujrat e pendës së Gllazhnjës. I lutemi Zotit ta pranoj në mëshirën e tij, e neve nuk na mbetet asgjë tjetër përveç durimit”, thuhet në telegramin ngushëllues të Arifit. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Prerja e druve drunj dru

Sejdiu: Po ndodh një ‘masakër’ ekologjike në territorin e komunës së Zhelinës (FOTO)

stefan bogoev

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

Boban Stefkovski Gazi Baba

LSDM: Kryetarët e VMRO-së marrin 1500 euro rrogë, ndërsa qytetarëve të Gazi Babës u kanë borxhe

moti dimer acar temperatura

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ