Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave sidomos në pjesët verilindore. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik (HMA), temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 6, ndërsa ajo maksimale nga 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup me diell me vranësira të lehta dhe mesatare pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
Tri ditët në vijim do të jenë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus dy deri në tetë gradë, ndërsa ajo maksimale nga tetë deri në 16 gradë celcius.
Deri të martën do të ketë mot stabil dhe relativisht i ngrohtë. Të mërkurën pasdite dhe mëngjesin e së enjtes nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë do të ketë reshje lokale shiu dhe bore, erë e fortë veriore dhe rënie e ndjeshme e temperaturës.(INA)