Dita e parë në ShF “Vizbeg” / Prindërit dhe nxënësit të lumtur, shkolla ende pa mësimdhënës

Picture of INA
INA

02/09/2024

Me buqeta në dorë, bashkë me prindërit e tyre të kapur për dore, fatosët e shkollës fillore “Vizbeg” po nisin një rrugëtim të ri, atë edukativ.

Sot është dita e parë si për nxënësit, ashtu edhe për vet shkollën, kjo për shkak se shkolla fillore “Vizbeg” për herë të parë lëshohet në përdorim për banorët e Vizbegut. Për hapjen e shkollës, të gëzuar ishin prindërit që kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasë të parë, por edhe të tjerët të cilët kanë dërguar fëmijët e tyre në shkolla tjera në Çair, Butel e Shuto Orizare. Për TV21, shprehën kënaqësinë dhe rëndësinë e hapjes së kësaj shkolle.
E ata që gëzohen më së shumti, padyshim që janë fëmijët. Të emocionuar, tregojnë se çka kanë mësuar deri tani dhe a do të jenë nxënës të shkëlqyeshëm.
Ndonëse shkolla është gati për përdorim, megjithatë mësimi nuk fillon prej sot. Kjo përshkak se mungon kuadër mësimdhënës. Drejtori i shkollës fillore “Vizbeg”, Kadri Elezi, njofton se ministria e Arsimit dhe komuna e Butelit shumë shpejtë do të hapin konkursin për pranimin e kuadrove të reja, ndërsa nevojiten diku rreth 21 mësimdhënës.

Drejtori Elezi njofton se në klasë të parë janë regjistruar 48 nxënës por presin të regjistrohen edhe disa të tjerë. Sivjet, mësimin do të ndjekin nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Shkolla Fillore “Vizbeg” ka kapacitet për 500 nxënës, të cilët duhet të shpërndahen në 17 paralele.

TË FUNDIT
8 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
11 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
13 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!
14 orë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
16 orë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

ME TE LEXUARA

16 orë
VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

bujare abazi

VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

iphone- telefon mobil

Mashtrim i ri në Maqedoni – Facebook i rrejshëm këtë herë kërkon përditësim të të dhënave

adnan azizi

Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!

auto_korrupsion1511207587

Rasti “Krmzov”: Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!

INFO

NA NDIQ