Dita e Pavarësisë së Malit të Zi festohet me këngën për Adem Jasharin (VIDEO)

0

Dita e Pavarësisë së Malit të Zi në Ulqin dhe Tivar u festua me shfaqje makinash dhe me këngë kushtuar themeluesit të UCK-së, Adam Jashari.

Kënga për komanadantin Adem Jashari, ka irretuar mediat serbe në Serbi, të cilat e quaj skandal.

Vota pro pavarësisë e pakicës shqiptare ka qenë vendimtare. Kuvendi i Malit të Zi paraprakisht kishte miratuar ligjin për referendum, në përputhje me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor. Më 28 qershor 2006, Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Me këtë rast presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq duke uruar qytetarët tha se pas 14 viteve nga shpallja e pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare, sot me krenari mund të veçojmë se koha ka vërtetuar hapin historik që ka bërë gjenerata jonë.

Sipas tij multikulturalizmi dhe multikonfesionalizmi e bëjnë atë të veçantë e kjo pasuri duhet të kultivohet edhe në të ardhmen ka veçuar Gjukanoviq.