Dita e tretë e Lojërave Olimpike: Cili shtet prin me më së shumti medalje të fituara?

Pas ditës së dytë të Lojërave Olimpike Verore “Tokio 2020”, Kina mbetet vendi me më shumë medalje të fituara.

Sportistët kinez në garat e zhvilluara gjatë dy ditëve kanë fituar 13 medalje prej të cilave gjashtë të arta, dytë të argjendta dhe pesë të bronztë.

Në pozitën e dytë aktualisht është Japonia e cila ka të fituara tetë medalje prej të cilave gjashtë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Vendi me më shumë medalje të fituara në historinë e Lojërave Olimpike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të fituara 12 medalje prej të cilave pesë të arta, tre të argjendta dhe katër të bronzta.

Australia ka gjashtë medalje prej të cilave dy të arta, një të argjendtë dhe tre të bronzta, ndërsa Koreja e Jugut ka të fituara pesë medalje, prej të cilave dy të arta dhe tre të bronzta.

Nga vendet e regjionit falë medaljes së artë të xhudistes Distria Krasniqi, Kosova është vendi i vetëm me medalje të artë.

Serbia ka dy medalje të fituara një të argjendtë dhe një të bronztë, ndërsa Sllovenia falë vendit të tretë të çiklistit Tadej Pogaçar ka një medalje të bronztë.